Piu fshehurazi një cigare, pasagjeri i vë zjarrin tualetit të avionit

Jil
Jil
2 Min Read

Një pasagjer në një fluturim El Al midis Tel Avivit dhe Bangkok-ut, i cili po përpiqej të shijonte fshehurazi një cigare në tualet, shkaktoi një emergjencë në ajër kur arriti t’i vinte flakën tualetit.

Ekuipazhi i avionit zgjodhi të mos përfshijë policinë lokale tajlandeze në këtë çështje, pasi ekuipazhi i aeroplanit e shuajti shpejt zjarrin dhe nuk shkaktoi asnjë dëmtim në aeroplan.

Megjithatë, një zëdhënës i linjës ajrore tha se pasagjeri do të përballet me veprime ligjore pasi të kthehet në Izrael nga Tajlanda.

Pasagjeri i varur nga nikotina kishte hedhur bishtin e tij të cigares që ende digjej në një kosh mbeturinash, duke ndezur disa letra të banjos të hedhura aty. Stjuardesat u lajmëruan menjëherë për urgjencën nga detektorët e tymit në tualet.

Ndërkaq, avionit, një Boeing 777-200, nuk i është shkaktuar asnjë dëm afatgjatë, pasi ekuipazhi ajror arriti të hynte në tualet me aparate zjarri përpara se zjarri të përhapej edhe më shumë. Në deklaratën e kompanisë ajrore thuhej se:

“Fluturimi vazhdoi sipas planit dhe u ul i sigurt në aeroportin në Bangkok. Pasagjeri u paralajmërua dhe çështja u kalua për ekzaminim të mëtejshëm në departamentin tonë ligjor”.

Ndërkaq, ne ju rikujtojmë se udhëtimi nga Londra drejt Nju-Jorkut zgjat përgjithësisht 7 orë e gjysmë por një avion i ri supersonik, i cili do të përdorë motorë bërthamorë, do të bëjë që distanca mes dy qyteteve, prej mbi 5500 kilometrash, të përshkruhet në vetëm 80 minuta.

Ideja e ‘çmendur’, që do të revolucionarizojë fluturimin vjen nga projektuesi spanjoll Oscar Viñals i cili e ka çuar një shkallë më lart propozimin për avionët supersonikë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *