Një qytetar ka mbetur i plagosur në njësinë Postribë në fshatin Baks në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:00 në momentin e ndërrimit të viteve. Një person në moshë të re është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga një tjetër person.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Raportohet se i riu menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se i riu nga Postriba është plagosur në këmbë por duke mos patur rrezik për jetën.
Pas plagosjes menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke nisur punën për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes./tvklan.al