Plagoset me thikë 17-vjeçari shqiptar në Itali

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 17-vjeçar shqiptar është goditur me thikë në Firence nga persona ende të paidentifikuar që kanë tentuar ta grabisin.

Sipas policisë që po ndjek rastin, 17-vjeçari po kthehej nga një shëtitje mbrëmjen e së premtes kur u përball me dy persona të panjohur në lagjen Rifredi.

Të dy e goditën me thikë fillimisht në këmbë, pastaj në gjoks për t’i marrë portofolin dhe disa sende të tjera personale.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

17-vjeçari i plagosur arriti të merrte në telefon urgjencën e spitalit Careggi.

U njoftua edhe policia e cila me ndihmën e një përkthyesi arriti të shpjegonte ngjarjen, shkruan Ansa.

Djali flet vetëm shqip dhe për këtë arsye ishte e vështirë të rindërtoheshin faktet dhe të identifikohej pika e sulmit.

Hetimet janë në vazhdim.

Scroll to Top