Plagosja e 11-vjeçarit dhe vëllait të tij nga efektivi kosovar/ Flet babai: Nuk di kë të fajësoj…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një incident i rëndë ndodhi sot në pikën më të nxehtë në Ballkan, në veri të Kosovës pasi dy vëllezër serbë u qëlluan me armë dhe u plagosën nga një efekti i Forcave Speciale të Kosovës.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Zvonimir Stojanviç, babai i të plagosurve në Shtërpcë ka thënë se ndihet keq për ngjarjen që erdhi deri këtu. Ai tha se është e vështirë dhe është i shqetësuar për shëndetin e të plagosurve.

“Nuk di kë të fajësoj, por nuk po shkon kështu, është vërtet vështirë”, është shprehur Stojanviç, sipas mediave në Kosovë.

Ai shtoi se nuk i di detajet e ngjarjes, por e mori vesh për gjendjen e djemve të tij pasi u telefonua nga spitali.

Scroll to Top