Plagosja e drejtorit të OSHEE Lezhë/ Zbardhet rasti, si ranë dy të rinjtë në gjurmët e policisë]

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia dhe Prokuroria e Lezhës kanë arritur të zbardhin plagosjen me sende të forta të Drejtorit të Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Edmir Përndreca, e ngjarje e ndodhur 30-nëntor të këtij viti.

Në prangat e policisë kanë rënë 2 persona, Leonard Pepa 27 vjeç dhe Sebastiano Malotaj, 27 vjeç, që të dy banues në Lezhë.

Ndalimi i tyre u bë me urdhër të prokurorisë së Lezhës, e cila arriti të identifikojë dy nga dhunuesit. 

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, fillimisht i kanë dëmtuar automjetin Edmir Përndreca gjatë lëvizjes, dhe më pas e kanë goditur atë për shkak të detyrës, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Ndaj tyre është ngritur akuza e “Goditjes për shkak të detyres” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, ndërsa ka dyshime të forta se mund të jenë porositur nga përsona të tjere për të dhunuar drejtorin e OSHEE në Lezhë.

Identifikimi i autoreve të dyshuar të ngjarjes u bë falë metodave speciale të hetimit, përmes përgjimeve ambjentale dhe fokusimit të automjetit që kanë përdorur diten e ngjarjes, ndërsa hetimet po drejtohen nga Prokurori Sabri Kastrati.

Në cilësinë e proves materiale Shërbimet e Policisë sekuestruan, automjetin e përdorur nga 2 të arrestuarit, për kryerjen e kësaj ngjarjeje.

Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë Edmir Përndreca, u dhunua mbrëmjen e 30 nëntorit në rrugen Lezhë-Shënkoll. 43-vjeçari po lëvizte me makinën e OSHEE, teksa  u godit nga pas qëllimisht nga një automjet tjetër pasi ishte ndjekur.

Pas goditjes, 2 shoferët si dhe 2 pasagjerët e automjetit tjetër  janë konfliktuar, të cilët e kanë dhunuar fizikisht Drejtorin e OSHEE-së, duke i shkaktuar fraktura në kokë, krah dhe këmbë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *