JiL.al - Jeto i Lumtur

Plagosja me armë në Kurbin, arrestohet autori, si nisi konflikti banal që degjeneroi në përdorimin e armës..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu


Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Gjormë të Kurbinit.

Sipas informacioneve, mësohet se shtetasit Met Lika dhe Rasim Tafa janë konfliktuar me njëri-tjetrin pas një debati të çastit.

Pas kësaj, Lika ka qëlluar me armë në drejtim të Rasim Tafës i cili mbeti i plagosur.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka arrestuar autorin e plagosjes, Met Likën ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta një 53-vjeçar, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Në fshatin Gjormë, Kurbin, rreth orës 20:15, shtetasi M. L., 41 vjeç, banues po në këtë fshat, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, me bashkëfshatarin e tij, shtetasin R. T. 53 vjeç, e ka plagosur me armë zjarri 53-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi M. L.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj.…jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top