Plagosja me armë zjarri e punonjësit të IMT-së, Policia zbardh detajet e para

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Dalin detajet e para nga plagosja e punonjësit të IMT-së në Tiranë.

Blutë bëjnë me dije se inspektori 52-vjeçar I.G. është plagosur nga shtetasi me iniciale Q. M., 55 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, në kohën kur punonjësi I IMT-së sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

52-vjeçari  është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.

Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar.

Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

52 vjeçari  është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet..jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top