Plagosje me armë dhe tritol në banesë, dy ngjarje të rënda ndodhën në Tiranë brenda pak orësh..

Jil
Jil
2 Min Read
  
klikuar këtu

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Dy ngjarje të rënda ndodhën në Tiranë në një hark kohor të shkurtër dhe pak orë larg njëra tjetrën.

Rreth orës 22.30 në zonën e Aliasit një 23 vjeçar i identifikuar se Renaldo Mejdani mbeti i plagosur me armë zjarri. Autor i dyshuar i ngjarjes është fqinji i tij 49 vjeç Albert Osteni i cili u shpall në kërkim.

Dyshohet se në mbrëmje ata po luanin me letra dhe për motive banale  u konfliktuan. Policia ka vënë në pranga vëllanë e autorit 45 vjeçarin Dorjan Osteni për përkrahje të autorit dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Në banesën e tyre policia gjeti dhe një sasi të vogël lënde narkotike kokainë.

Disa orë më vonë në rrugën Siri Kodra në derën e një banese shpërtheu rreh 100 gr eksploziv duke shkaktuar disa dëme material. Banesa ishte në pronësi të 60 vjeçarit Remzi Osmani.

Kati i parë i saj ishte dhënë me qira dhe ishe shndërruar në një biznes qe shiste xhama ndërsa kati I 2 përdorej për banim. Policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me konfliktet mbi pronësinë e banesës por edhe me të shkuarën e fëmijëve të 60 vjeçarit. Një tjetër pistë është dhe konfliktet që mund të ketë pasur për aktivitetin tregtar qiraxhiu. Në vendngjarje policia ka mbledhur një seri pamjesh nga kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorit I cili është nje i ri rret 25 vjeç...jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *