Plagosje me thikë në Himarë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Plagosi me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një plagosje me mjet prerës, në Dhërmi, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasi Q. H., i cili mëngjesin e sotëm, pas një konflikti për motive të dobëta, në Dhërmi, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Xh., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 46 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Luan Shehu, 22 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi V. G., 47 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top