JiL.al - Jeto i Lumtur

Plagosje në veri të Kosovës, tensionohet sërish situata

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një njësi policore është sulmuar të hënën në Bistricë të Leposaviqit nga një veturë që po tentonte ta ndalojë për kontroll.

Policia ka njoftuar se vetura gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e zyrtarëve policorë.

Me qëllim që ta neutralizojnë rrezikun ndaj tyre, policia kanë shtënë me armë zjarri.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

“Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet më tej në njoftim.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se pjesëtarët e policisë speciale ROSU kanë qëlluar rreth orës 11:30 në pikën e kontrollit ilegal në urën e Bistricës në një veturë me dy serbë dhe se njëri nga ta është pl

“Deleviq është goditur në pjesën e kraharorit të majtë dhe ka një plagë me armë zjarri me të cilën është transportuar urgjentisht në spitalin e Kraljevës. Bashkëdrejtuesi i tij Dushan S. fatmirësisht nuk ka mbetur i lënduar, ndërsa e gjithë vetura ka qenë e qëlluar”, ka thënë ai për Kosovo Online.

Petkoviq pretendon se pjesëtarët e forcave speciale Rosu kanë qëlluar me breshëri zjarri ndaj veturës serbe dhe serbëve në të vetëm sepse nuk kanë dashur të lejojnë policinë Rosu që t’i keqtrajtojë pa asnjë bazë dhe arsye, citon Koha.

Reagon policia e Kosoves:

Sulmohet automjeti i Policisë në Leposaviq, të dyshuarit ikën nga vendi i ngjarjes

Automjeti i Policisë së Kosovës është goditur sot nga një veturë në lëvizje duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë në Bistricë të Leposaviqit. Në këtë situatë policia thotë se për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri.

Policia njofton se sot në Bistricë të Leposaviqit, një njësi policore ka qenë e caktuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimit të krimit e kontrabandës.

Por, Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë një veturë, “e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”, njofton policia.

Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia njofton se hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Scroll to Top