Planet për fëmijë me Donald Veshajn? Ja çfarë thotë Bora Zemani

Jil
Jil
1 Min Read

Planet për një bebe janë, por nuk ka asgjë konkrete ende për çiftin Bora Zemani-Donald Veshaj. Kështu ka deklaruar moderatorja në një intervistë për “Top Albania Radio”. 

Ashtu si shumë çifte të njohura të showbizit, as ata nuk i kanë shpëtuar thashethemeve për një bebe. Gjithsesi, Bora thotë se nuk ka ende një plan të tillë për momentin. 

“Planet janë gjithmonë. Plane kemi por gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Jo, nuk ka”, u shpreh ajo. 

Bora është nënë e një djali, Arborit nga lidhja e saj me Dj e njohur Vin Velin. Ata ruajnë një raport shumë të mirë dhe shpesh i kemi parë bashkë duke treguar një shembull perfekt se si dy prindër mund të vazhdojnë të jenë prezentë dhe model në rritjen e fëmijëve përtej ndarjes. 

Po ashtu, Bora ka treguar se djali i saj gëzon marrëdhënie shumë të mirë edhe me Donaldin. Sipas moderatores, Arbori e cilëson partnerin e saj si mikun e tij më të mirë

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *