Pas Ermionës, Bledi debatoi me Armaldos, kjo pas komentit të tij, i cili i tha Luizit “kujdes gruan”, kur Bledi ishte me temperaturë, i shtrirë në krevat.
Bledi i tha Armaldos të mos flasë si skuthat pas shpine, por nëse ka diçka për të thënë, t’ja thotë në sy. Ai e cilësoi komentin e tij, si poshtërsinë më të madhe në këtë Big Brother, pasi në gjykimin e tij, ajo këshillë nuk kishte vend.
Duke folur me ironi, Bledi i tha Armaldos se ai ndoshta është rritur në një ambient, ku shoku i ngacmon gruan shokut, por ai nuk e ka në karakter një gjë të tillë.
Armaldo reagoi ashpër ndaj deklaratës së Bledit dhe i tha atij se ajo që tha është provokim i rëndë.
Maestro i tha Bledit të matet kur i nxjerrë fjalët nga goja dhe se ai nuk mundet të fryjë Valbonën kundër tij.
Bledi e cilësoi fantazinë e Maestros si perverse dhe i tha atij që ai koment nuk bëhet, aq më tepër kur ai po lëngonte në krevat./noa.al/la