JiL.al - Jeto i Lumtur

Plas keq sherri mes Gaz Pajës dhe Edmond Budinës, situata del jashtë kontrollit, ndërpritet emisioni

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Çështja e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar vazhdon të ndezë debat të fortë publik.

Disa ditë më parë, një replikë e fortë mes aktorit Gazmend Paja dhe regjisorit Edmond Budina ka kulmuar me akuza personale.

Budina i ka përmendur Pajës, i cili ka qenë pro shembjes së Teatrit Kombëtar, se ai është i pozicionuar politikisht në radhët e mazhorancës socialiste duke qenë se është anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë prandaj po mban këtë qëndrim.

Budina ka shkuar edhe më tej duke i përmendur Gaz Pajës faktin se ai figuron mes investitorëve strategjikë për ndërtimin e një resorti në Dhërmi. Ndërsa Paja thotë se Shqipëria deri më sot nuk ka patur qeveri më të mirë se kjo e Edi Ramës. 

“Në opinionin tim nuk ka pasur udhëheqje më të mirë Shqipëria. Mua më pëlqejnë këta njerëzit se si punojnë. Unë i njoh dhe nga afër dhe i shikoj se si punojnë, se si përpiqen…”, thotë Paja.

DEBATI I PLOTE

Gazmend Paja: Këto analiza janë bërë dhe janë në proces. 

Edmond Budina: Ai tha dhomat e aktorëve do të duken nga rruga si vishen dhe zhvishen. Të gjitha janë sipërfaqësore. 

Gazmend Paja: Këto janë tendenca, le të flasim si artistë jo me tendenca.

Edmond Budina: Unë nuk jam me as me PD as me PS, nuk marr rrogë nga qeveria, ju po. Je i pozicionuar që çke me të. Je në Këshill Bashkiak.

Gazmend Paja: Në Këshillin Bashkiak jam për opinionin tim.

Edmond Budina: Epo ndonjëri mund të jetë edhe investitor strategjik…

Gazmend Paja: çfarë është kjo? është e vogël shumë kjo nga ana jote. Jam qytetar të hyj kudo pa cënuar askënd.

Edmond Budina:  Ama pa iu lëpirë pushtetit…

Gazmend Paja: Nuk i jam lëpirë pushtetit, ama punët që janë bërë nuk mund ti mohoj. Janë punët aty, ky është opinioni im.

Edmond Budina: Po ky është opinioni yt se je pozicionuar.

Gazmend Paja: Le të vijë zogu të punojë, e mbështes unë.

Edmond Budina: Po lëreni zogun mor bir të punojë. 

Gazmend Paja: Nuk mbaj përgjegjësi nëse ka gabim, por sy kam të vlerësoj. Këto goca e çuna punojnë. Kam opinion dhe më pëlqejnë si punojnë këta njerëz. Shqipëria është e vogël, unë i shoh nga afër si punojnë e përpiqen.

Edmond Budina: Edhe unë i shikoj si vjedhin, si vepron mafia. 

Gazmend Paja: Në opinionin tim nuk ka patur udhëheqje më të mirë se kjo.

Scroll to Top