JiL.al - Jeto i Lumtur

Plazh edhe në fund të tetorit! Turistët e huaj dhe vendas shijojnë detin e Vlorës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Edhe pse një muaj na ndan nga dimri, plazhi në Vlorë ende vazhdon.

Në qytetin bregdetar të Vlorës ka ende turistë të huaj dhe vendas që frekuentojnë plazhin dhe temperaturat 25-27 gradë për ta janë normale për të bërë banjo dielli.

“Jam nga Polonia. Ndodhem ne Vlorë rastësisht teksa po udhëtonim rastësisht përgjatë bregut shqiptar”- thotë një turist.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Për ne Vlora është e mrekullueshme. Vlora me këto temperature është ka qe bukur, tek ne në Poloni tempraturat mund të jenë 5 gradë, ndërsa këtu është krejt ndryshe”- thotë turisti.

Parashikimi i motit  flet për ulje tempraturash në ditët në vazhdim, por prenotimet në Vlorë tregojnë se ka ende turistë nga vende më të ftohat që e gjejnë idelae për plazh këtë kohë.

Nderkohe Franca dhe Spanja po shohin temperatura jashtëzakonisht të larta këtë muaj duke shtuar shqetësimet për ndryshimet e motit të planetit lidhur me ndryshimet klimatike.

Në Hossegor në Francën jugperëndimore, njerëzit u dyndën në plazh ndërsa temperaturat arritën 29 gradë. Disa roje plazhi zgjatën periudhën e punës për të përballuar rritjen e vizitorëve për shkak të temperaturave të larta.

Në të njëjtën kohë, Spanja po përjeton tetorin e saj më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve.

Në Morón de la Frontera në Spanjën jugore, temperaturat i kaluan 34.5 gradë Celsius. Dhe çdo ditë e muajit, përveç 1 tetorit, ka qenë më e ngrohtë se zakonisht.

Temperaturat e larta dhe mungesa e shiut kanë bërë që disa rajone të vendosin kufizime të ujit.

Për javën e kaluar, banorët në L’Espluga de Francoli në lindje të Spanjës nuk kanë pasur qasje në ujë të pijshëm për gjysmën e ditës.

Scroll to Top