Nëse keni sy të skuqur, me sekrecione, që lotojnë shumë e dhembin mund të jeni prekur nga gripi i syve. Sezoni i verës po i përball mjekët me raste të shtuara të konjuktivitit.
Shefja e Qendrës së Okulistikës në Spitalin Amerikan 1 në Tiranë, Teuta Haveri tregon se gripi i syve është një sëmundje shumë ngjitëse dhe apelon për kujdes të shtuar me higjienën personale.
“Një person që paraqitet me sy të skuqur dhe me shumë sekrecione dhe sklepa në sy është në fazën akute të sëmundjes e cila zakonisht zgjat 3ose 5 ditë dhe në momentin që ai prek syrin dhe pastaj me dorë prek një objekt tjetër në çast ai bëhet objekt kontaminimi
Është një sëmundje shumë ngjitëse e cila kërkon një higjenë shumë të mirë, pacienti që vuan nga këto simptoma duhet të bëjë shpëlarje të rregullt të sekrecioneve me ujë të ngrohtë dhe garza të pastra dhe pastaj të lajë duart shpesh.”
Plazhi, pishinat dhe produktet e tualetit mund mund të shërbejnë për përhapjen e infeksionit.
“Bakteret e konjuktivitit shpesh qendrojnë dhe në make up-e prandaj make- up- et nuk duhet të perdoren nga disa persona. Shezlonet, uji i pishinës, infektuar e prek rëra që janë prekur nga personi i infektuar bëhen burim infektmi për persona të tjerë.
Fëmijët me sy të skuqur të mbahen pak në dsitancë nga fëmijët e tjerë, të mos ekspozohen ndaj dritës së diellit dhe në përiudhat e temperaturave maksimale, të evitohet dalja në plazhe dhe larja në pishina. Çdo objekt që personi i me dorë bëhet objekt kontaminimi për personin tjetër.”
Konjuktiviti nuk ka nevojë për mjekim tregon Doktorja e Shkencave Teuta Haveri në rastet kur skuqja e syve nuk zgjat më shumë se 24 orë, por nëse shqetësimeve vijojnë ose përkeqësohen për 2 ose 3 ditë rresht mjekja apleon për një konsultë tek specialisti.
Okulisti mund të kontrollojë në mikroskop deri ku ka përparuar sëmundja dhe mund të vendosë për trajtimin e saj