Po eksploronte me këmbë “Kanionin e Langaricës”, dëmtohet turistja gjermane

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një turiste gjermane, e cila ishte duke eksploruar në këmbë “Kanionin e Langaricës” në Përmet, është rrëzuar nga një lartësi edhe per pasojë ka dëmtime ne trup.

Është dashur ndërhyrja e policisë, për t’i dhënë ndihmën turistes.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 13.09.2022, rreth orës 11:00, në sallën operative Përmet ka ardhur një telefonatë se një turiste gjermane, duke eksploruar me këmbë zonën e quajtur “Kanioni i Langaricës”, në Përmet, ishte rrëzuar dhe për pasojë ishte dëmtuar në këmbë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet janë nisur në drejtim të zonës ku ndodhej turistja gjermane. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimin e Urgjencës Përmet, kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistes, në Kanionin e Langaricës.

Scroll to Top