JiL.al - Jeto i Lumtur

Po festonte ditelindjen e djalit ne oborr/ Fqinji qellon 41 vjeçarin me shigjetë, nderron jete (Detaje)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Imazhe të tmerrshme janë publikuar sot në Itali teksa një baba i ri është qëlluar për vdekje me shigjetë teksa festonte ditëlindjen e djalit jashtë shtëpisë së tij.

41 vjeçari Javier Alfredo Miranda Romero, ishte duke festuar lindjen e djalit të tij në Genova, në veri të Italisë, kur fqinji nisi sulmin e tij pasi sipas raportimeve, zhurma e kishte lënë zgjuar.

Teksa grupi i ditëlindjes ishin duke biseduar jashtë ndërtesë së apartamentit, 63 vjeçari Evaristo Scalco, doli në dritare me harkun e shigjetën e tij, të cilën e përdorte zakonisht për të vrarë derra të egër.

Në disa pamje të publikuara në media burri i zhveshur nga mesi e lart shihet në dritaren e tij, ndërsa Javier dëgjohet që rënkon në dhimbje, me sa duket pas goditjes.

Dëshmitarët thanë se Scalco kishte thërritur më herët ofendime raciste ndaj viktimës së tij me origjinë nga Peruja, teksa më vonë qëlloi me shigjetë, që sipas mediave goditi burrin në mëlçi.

Në një version të videos, Javier në lot, dëgjohet që përshpërit: “Ti bir k****. Çfarë më bëre kështu? Oh Zot.’

Scalco dëgjohet më tej që bërtet: “Ke nevojë për ndihmë?”

Një tjetër fqinj që shfaqet në skenë pyet: “Çfarë ndodhi?”, dhe  Javier përgjigjet: “Më qëlloi me shigjetë”.

Scalco më pas zbret për të ndihmuar viktimën ndërsa policia që vjen më vonë përpiqet të mbajë miqtë e viktimës që duan të sulmojnë fqinjin vrasës.

Por lëndimet ishin tepër të rënda dhe burri kishte vdekur nga plagët të mërkurën, shkruan rrjeti MailOnline.

Në postimet në rrjetet sociale Javier publikonte më herët foto të djalit të tij të vogël, të cilin e kishte quajtur Gustavo Giuseppe.

Policia ka ndaluar Scalco si të dyshuar për vrasje dhe racizëm agresiv.

Aii kishte thënë autoriteteve se nuk ishte hera e zhurma nuk e linte të flinte gjumë pasi ishte kthyer nga puna në  Maltë.

Vrasësi kishte thënë: “Pashë jashtë dhe një grup njerëzish po urinonin, u bërtita atyre por nuk më dëgjuan, pastaj mora harkun e shigjetën dhe qëllova, nuk desha të vras njeri.

Në shtëpinë e burrit u gjetën rreth 60 shigjeta e tre harqe, pas kontrollit të apartamentit nga policia.

Ai tha se armen e perdorte per kafshë, teksa hetimet për tragjedinë vazhdojnë./ Top Channel

Scroll to Top