Kryefjalë e kësaj jave në “Big Brother Vip Kosova” ka qenë afrimiteti i Arkimed Lushës i njohur si Stresi me Gresa Hotin. Jo se ka diçka të keqe në ketë mes, por kjo erdhi pas deklaratave të tij për ish-partneren, Kejsin.
Nga njëra anë kishim një Stres i cili po i dërgonte sinjale Kejsit për t’u ribashkuar, nga ana tjetër kishim një Stres që nuk po i shqitej banores tjetër të shtëpisë Gresa Hotit.
Mirëpo në lidhje me këtë situatë ka thënë fjalën e tij vetë reperi.
Në një bisedë me aktoren Shota Baraliu, Stresi theksoi se Gresën e do vetëm si shoqe.
“Po ta them ty, kamerës e të gjithëve. Edhe nesër do ta sqaroj si do të jetë një shok shumë i ngushtë i një femre. Unë kur t’i them dikujt shoqe, ashtu mbetet. Jam shumë i sigurt për këtë punë, jam shumë i matur. Nuk mund të ndodhin me Gresën se i kam thënë shoqe të ngushtë”, u shpreh ai.
Kujtojmë që 5 dhjetori ishte edhe data kur startoi “Big Brother Vip Kosova”, pas muajsh lajmërimesh. Reality-shoë moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërsa në poltronët e opinionistëve qëndrojnë Olti Curri dhe Afërdita Paqarada.
Ndërsa ndër banorët që janë bërë pjesë e shtëpisë janë: Reperët e njohur Getinjo dhe Stresi, Vivien Thano, Ana Kabashi, Andi Artani, Mc Beka, Edon Sheleku, Alisa dhe Urim, Shota Baraliu, Arta Selimi, Artan Thaqi, Gresa Hoti, Lugati, Juliana Nura.