Po në Shqipëri cili është? Publikohet harta e mbiemrave më të zakonshëm në vendet evropiane

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Faqja e famshme Terrible Maps ka publikuar një hartë me mbiemrin më të zakonshëm dhe të përhapur në të gjitha vendet evropiane.

Sipas këtyre të dhënave, rezultatet për rajonin tonë janë si më poshtë: mbiemri më i zakonshëm në Shqipëri është Beqiri, në Kosovë është Hoxha, në Mal të Zi ka më së shumti persona me mbiemrin Popoviç, ndërsa mbiemri më i zakonshëm në Serbi është Jovanoviç.

Harta u publikua dje në llogarinë në Twitter të Terrible Maps dhe i referohet të dhënave të vitit 2022, ku për  Shqipërinë të dhënat përkojnë dhe me vitin 2021.

Lista tërhoqi shumë interes në këtë rrjet social, rreth 77 mijë persona e kanë pëlqyer, komentet janë me mijëra, e shumë komentojnë se kur bëhet fjalë për vendin e tyre, në listë duhet të ishin edhe disa mbiemra të tjerë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *