Po përflitet se është ndarë nga Bes Kallaku, Xhensila HABIT me reagimin e saj: Gënjështari më i madh…

Jil
Jil
2 Min Read

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj nuk janë në ditët e tyre më të mira. Më herët u raportua se dyshja po përjetonin një krizë në marrëdhënien e tyre madje dhe se këngëtarja së bashku me vajzën e tyre Ajkën ishin larguar nga shtëpia.

Së fundmi duket se ka ardhur një reagim nga vetë Xhensila në një postim në Instagram.

“Gënjeshtra më e madhe në botë është “ata thonë”- ka shkruar Xhensila krahas një foto-albumi, pa bërë një reagim konkret në lidhje me lajmet.

EC208619-1747-4898-B72F-D78DB3019FDD-300x488.jpeg

Kujtojmë se burime për “Prive” kanë deklaruar se gjithçka po përflitet lart e poshtë është e vërtetë. Të njëjtat burime shtuan se kjo nuk është një situatë e re për dyshen, por diçka që po zgjat prej disa muajsh.

Ndonëse burime pranë Besit dhe Xhensilës janë shprehur se akoma nuk mund të themi se çifti janë ndarë përfundimisht.

U tha gjithashtu se dy artistët e njohur ka gjasa që të mos e festojnë së bashku natën e Vitit të Ri. Jo vetëm kaq por disa burime pranë “Zemër Luana” bëjnë me dije se Bes Kallaku ka qenë shumë i mërzitur këto kohë.

Më herët, dyshja na servirën një kartolinë të bukur festive.

Çifti i njohur së bashku me vajzën e tyre Ajkën realizuan një set fotografik nën kontekstin festiv. Në një foto të bukur pranë pemës, dukej Xhensila e veshur njëjtë me vajzën e saj dhe Besi mes tyre.

“Jeta është e shkurtër, kaloni me familjen tuaj, qeshni dhe ndjehuni të dashuruar”, ka shkruar më herët këngëtarja krahas portretit familjar në prag festash.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *