JiL.al - Jeto i Lumtur

“Po pres të vriten ca policë”/ Prokuroria mbyll hetimet, dosja “Jazexhiu & Co” shkon në gjykatë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për 6 shtetas, të cilët sipas Prokurorisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të jashtëligjshme”.

Prokuroria sqaron se hetimi ka nisur nga Drejtoria e Antiterrorit e cila i ka paditur shtetasit për veprën penale “përhapje e informatave përmes teorive konspirative lidhur me përhapjen e koronavirusit të vlerësuara nga organi i Akuzës si të rreme dhe që ngjallin panik, parashikuar nga nenet 267 dhe 25 e Kodit Penal.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Bëhet fjalë për një ngjarje të regjistruar në 17 mars të vitit 2020, ku shtetasit Shamet Kreku, Armand Ali, Dritan Muhadri, Abdulla Balla akuzohen për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme” të kryera në bashkëpunim me “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të kryera në bashkëpunim, vepra penale të parashikuara nga nenet 262 25 dhe 242 të Kodit Penal. Në dosjen hetimore flitet për përdorimin e rrjeteve sociale ruse nga ana e Olsi Jazexhiut dhe deklaratave në rrjetet e tjera sociale që përhapin panik.

 Sipas përgjimeve të realizuara në mars të vitit 2020, Jazexhi komunikon me Benet Nelikun kur i thotë: “Po pres që të bëhet ndonjë vrasje aty, të vriten ca policë, të vriten ca rob se do duroj sa do duroj e do shpërthej. Qëllimi i këtyre është që të shkatërrojnë tregjet, sidomos në Evropë, e do sjellin fukarallëk aq të madh e ti vjedhin pronat për një copë bukë”.

Për masat anti-Covid, Jazexhiu është shprehur:  “I ka thënë dikush në Shkodër, se do të ketë demostrata të uriturish dhe problem është se do dalin bandit si në 1997 dhe do vrasin njëri tjerin”. Në materialin e paraqitur për gjykim, thuhet se Jazexhi ankohej se po i mbyllnin adresën në facebook dhe u sugjeron personave të tjerë, që të kalojnë në një rrjet social rus. Për postimet e tij ka ngritur shqetësim dhe babai, por Olsi Jazexhi i përgjigjej se duhej luftë.

Në një tjetër material evidentohet se Gjergji Thanasi, përflet dhe ofendon figurat femërore, moshën e re të efektivëve të policisë etj. Ndërsa Jazexhi i trajton një pjesë të mirë të shqiptarëve si “banda të uritura”.

Pjesë nga dosja hetimore që prokurori Albert Demirneli ka depozituar në gjykatë më 10 tetor të këtij viti:

Shtetasi Olsi Jazexhiu gjatë një komunikimi që ka pasur me shtetasin Benet Nelku i ka thënë se: “Po pres që të bëhet ndonjë vrasje aty, të vriten ca policë, të vriten ca rob se do duroj sa do duroj dhe do shpërthej. Qëllimi kryesor i këtyre është të shkatërrojnë tregjet, sidomos në Evropë, do sjellin një fukarallëk aq të madh e t’i vjedhin pronat për një copë bukë”.

Mbi situatën e krijuar dhe mbi mundësinë e shpërthimit të trazirave, si pasojë e masave shtrënguese të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Olsi Jazexhiu është shprehur se: “I ka thënë dikush në Shkodër do të ketë demonstrata të uriturish dhe problem është se do dalin banditë si në 1997-ën dhe do vrasin njëri-tjetrin”.

Pas këtij momenti, ky shtetas gjatë komunikimeve të tij është ankuar se po i mbyllin adresën e “Facebook”-ut dhe u sugjeron edhe personave të tjerë që të kalojnë në rrjetin social rus “vk.com”, rrjet ky i ngjashëm me “Facebook”-un, ku dhe në këtë rrjet mund të bëhen postime me tekste, mesazhe, vide, foto, etj. Me datë 19.03.2020, shtetasi Olsi Jazexhiu ka publikuar në profilin e tij në “Youtube” një video me titull: “A është korona virus një operacion unthinkable (i pa përfytyrueshëm) britanik”, sipas të cilës këto masa qeveria i ka marrë për të varfëruar popullin, është loja e këtyre zagarëve, bankierëve, të cilët do ta zhysin popullin në borxhe.

Është një projekt se po dalin anglezët nga BE dhe ccfarë të bëjmë, hidhu në korona virus e këtyre, do t’i kapë paniku, do të shkatërrojnë ekonominë. Se duke dalë nga BE, Britania u shkatërrua. Projekti është, shyqyr që ra koronavirusi, do të krijohet varfëria e do thonë këta, ju japim neve lekë borxh. Kjo është loja”.

Ka reaguar babai i tij i shqetësuar për postimet e të birit dhe Olsi i është përgjigjur se duhet të bëhet luftë, po janë lepuj shqiptarët, se po u ccuan disa banda e sheh cc’a bëhet. Shtetasi Olsi Jazexhiu në profilin e tij në “Youtube” ka bërë postimin e një videoje me titull: “Koronavirusi si një armë biologjike dhe psikologjike që kërcënon demokracinë dhe lirinë e qytetarëve”.

Në këtë video ai akuzon edhe qeverinë shqiptare për masat e marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së korona virusit, duke i quajtur të papranueshme dhe, sipas tij, për këtë gjë njerëzit shumë shpejt do të ngrihen në protesta të dhunshme duke rrëzuar rendin kushtetues.

Në datën 22.03.2020, ky shtetas në portalin “Impakt” kaq publikuar një shkrim me autor Kliti Kote, sipas të cilit masat e marra nga shteti shqiptar për mos hapjen e korona virusit nuk shërbejnë për asgjë, por vetëm përhapin panik, duke theksuar se Covid-19 është një armik imagjinar i krijuar nga qeveria shqiptare për të trembur popullin shqiptar.

Në këtë titull autori i bën thirrje popullit shqiptar që të ngrihet në protesta, për të hapur kishat dhe xhamitë, dhe se kjo situatë po përdoret për instalimin e një diktature dhe po përdoret nga qeveria shqiptare, situatë e coronavirusit (informatë e rreme kjo që ngjall panik).

Gjatë veprimtarisë së tij, shtetasi Olsi Jazexhiu bisedon me shtetasin Gjergji Thanasi, i cili i thotë Olsit se të gjithë njerëzit e fortë duke përdorur emrat e personave me aktivitet kriminal kanë marrë autorizime nga shteti dhe lëvizin me automjete të blinduara. Në bisedime mes tyre, Gjergji i tregon Olsit se nuk i është bllokuar asnjë shkrim nga “Faceboo”-u, duke i thënë se do të bëjë një shkrim anti-Kinë dhe anti-Rusi dhe do të fusë dhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, duke thënë se shikoni ku kanë rënë diplomatët amerikanë dhe flet në emër të tyre sikur t’i kishe të punësuar në Bashki.

Në vazhdim të monitorimeve të rrjeteve sociale ka rezultuar se me datë 23.03.2020, shtetasi Gjergji Thanasi ka qenë prezent në një nga videot e shtetasit Olsi Jazexhi publikuar në “Youtube”. Temat e diskutimit mes tyre në videon në “Youtube” ka qenë në lidhje me shtetrrethimin, i cili është vendosur në vendin tonë në kuadër të të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së korona virusit COVID-19, Gjergji Thanasi përflet dhe ofendon figurat femërore si edhe moshën e re të efektivëve të Policisë së Shtetit, analizon punonjësit e Policisë, Ushtrisë, FNSH-së, RENEA-s dhe SHISH-it, si të paaftë profesionalisht për t’u përballur me një revoltë apo gjendje lufte.

Gjithashtu, në “Youtube” janë publikuar edhe video të tjera, të cilat i konsiderojnë masat e marra për parandalimin e përhapjes së korona virusit COVID-19 si të dhunshme, kundër interesave social-ekonomike të qytetarëve shqiptarë, duke privuar lirinë e tyre, apo duke ndërhyrë te llogaritë bankare të qytetarëve për të përballuar krizën ekonomike, informata këto të rreme, përhapja e të cilave pa dyshim që ngjall panik. Shtetasi Olsi Jazexhiu shprehet i indinjuar ndaj NATO-s, pasi kundërshton gazetarët dhe aktivistët e Perëndimit në qëndrimin e tyre kundër virusit.

Në këto video, Olsi Jazexhiu i trajton një pjesë të mirë të shqiptarëve si “Baqnda të uritura”, të cilët në ccdo moment mund të revoltohen kundër policisë dhe ushtrisë. Në kanalin “Youtube” të shtetasit Olsi Jazexhiu janë publikuar dhe video të tjera, ku bashkëfolës ka qenë shtetasi shqiptar, i cili jeton në Itali, Vladimitr Kosturi, ku ata flasin në lidhje me masat globale dhe shqiptare ndaj korona virusit, të cilat i konsiderojnë anti-demokratike dhe frikësuese. Ata shprehen se në bashkëpunim me ambasadën amerikane në Shqipëri po shkatërrohet liria dhe demokracia, video kjo e gjetur në “Youtube” në linkun: https://youtube/h2FCbhHj8M.

Mbi bazën e dyshimeve ndaj këtyre shtetasve, për veprat penale të parashikuara nga nenet 267 dhe 25 të Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë i ka kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë vënien në interceptim të numrave telefonikë që përdorin shtetasit Olsi Jazexhiu dhe Gjergji Thanasi. Nga ana e Gjykatës me vendim nr. 23, datë 03.04.2020, është autorizuar përgjimi i numrave telefonikë në përdorim të shtetasit Olsi Jazexhiu dhe Gjergji Thanasit.

Nga transkriptimet e kryera për bisedat telefonike të përgjuiara rezulton se shtetasi Olsi jazexhiu në numrin e tij të telefonit ka pasur komunikime vetëm përmes sms-ve, pa asnjë bisedë me zë. Shtetasi Gjergji Thanasi me numrin e tij telefonik nuk ka pasur asnjë komunikim me zë me shtetasin Olsi Jazexhiu dhe as me persona të tjerë, por ka pasur komunikime me sms. Nga analizimi i të gjitha transkriptimeve për këta numra telefonikë nuk është arritur të merret ndonjë e dhënë apo dyshim i arsyeshëm si indicie për veprat penale të parashikuara nga nenet 267 dhe 25 të Kodit Penal ndaj këtyre dy shtetasve.  

Në vijim të këtyre hetimeve nga ana e Drejtorisë së Antiterrorit janë sjellë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë informacionet referim shtesë, ku nga tërësia e tyre nuk është dhënë ndonjë dyshim apo provë që shtetasit Olsi Jazexhiu dhe Gjergji Thanasi të konsiderohen si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga nenet 267 dhe 25 i Kodit Penal.

Në vazhdimësi të informacioneve hetimore shtesë për këtë procedim penal, Drejtoria e Antiterrorit me shkresën e datës 29.09.2020 ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve Olsi Jazexhiu (Jazxhiu), Abdullah Balla, Dritan Muhadri dhe Armand Ali, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme” të kryera në bashkëpunim me “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të kryera në bashkëpunim, vepra penale të parashikuara nga nenet 262 25 dhe 242 të Kodit Penal.

Nga ky informacion ka rezultuar se: Me datë 25.09.2020, shtetasi Olsi Jazexhiu në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një thirrje me tekst: “Sot pas xhumaje në orën 2 pm u ftoj para Kryeministrisë që të dorëzojmë peticionet për Imam Genci Ballën – Abdurrahman Ballën te Edi Rama Kryeministër. Sa më shumë të jemi, aq më mirë do jetë. Do ftoj dhe media kur do dorëzojmë peticionin”.

Në lidhje me këtë postim nga Drejtoria e Antiterrorit janë marrë masa për monitorimin e situatës, pasi personat që do t’i përgjigjeshin kësaj thirrjeje do të mblidheshin te xhamia e “Unazës së Re” dhe më pas do grumbulloheshin përpara Kryeministrisë, ku në ndjekje të situatës në vendin e quajtur “Pallati me shigjeta”, nga ana e patrullës së Komisariatit të Policisë  Nr. 2 Tiranë, është ndaluar automjeti veturë i markës “Ford”, me targa AA116FR, në të cilin udhëtonin 8 persona dhe automjeti “Golf”, me të cilin udhëtonin 4 persona në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor dhe pandemisë.

Nga sa u parashtrua më sipër dhe në analizë të provave të https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistruara gjatë fazës së hetimit rezulton plotësisht e provuar se të pandehurit  Olsi Jazexhiu, Amand ALi, Abdulla Balla, Dritan Muahdri dhe Shamet Kreku në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, të kryera në bashkëpunim, parashikuar si vepra penale nga nenet 262 dhe 25 i Kodit Penal.

Fakti juridik i përshkruar më sipër vërtetohet me: Informacion shtesë në lidhje me hetimet për procedimin penal nr. 2555 të vitit 2020, datë 28.09.2020. procesverbal për këqyrjen e të dhënave në llogaritë e rrjeteve sociale të Olsi Jazexhiut, datë 25.09.2020. procesverbal i marrjes së të dhënave të dobishme për rrethanat e hetimit nga shtetasi Olsi Jazexhiu, datë 25.09.2020 dhe datë 02.10.2020. procesverbal i pyetjes së personit ndaj ë cilit zhvillohen hetime të Olsi Jazexhiu, datë 11.03.2021. raport-shërbimi i Patrullës së Policisë Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, datë 25.09.2020, etj…

Sa më sipër, në mbështetje të nenit 331 të Kodit të Procedurës Penale, Kërkoj: Dërgimin në gjyq të ccëshjtes nr. 2555 të vitit 2020, me të pandehur Olsi Jazexhiu, Shamet Kreku, Armand Ali, Dritan Muhadri, Abdulla Balla të akuzuar sipas nenit 262-25 të Kodit Penal./OraNews

Scroll to Top