Po punon me shkencëtarë për zbulimin e kancerit/ Njihuni me “Ajnshtajnin” 12-vjeçar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të gjithë i dimë historitë e gjenive si Ajnshtajni apo Moxart, të cilët kishin një inteligjencë mbi normalen.

Por nuk e kemi menduar ndonjëherë se një gjeni i tillë jetonte në këtë kohë mes nesh. Laurent Simons, 12-vjeçari me origjinë nga Belgjika, njihet me nofkën “Ajnshtajni i vogël” pikërisht pasi është një gjeni.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Edhe pse vetëm 12 vjeç, ai është regjistruar për doktoraturë, pas përfundimit të masterit në fizikën kuantike.

Babai i tij, Alexander Simons bëri të ditur se 12-vjeçari Lauren studimet e doktoraturës do t’i regjistrojë në Institutin gjerman “Max Planck“ Megjithatë, ai nuk zbuloi detajet e programit, por theksoi se ”do të përfshijë kiminë, mjekësinë dhe fizikën, dhe se Laurent kohën më të madhe e kalon në laboratori”.

Laurent Simons, i lindur në qytetin Ostend, shkollën fillore e kreu në moshën 6-vjeçare ndërsa në moshën 9-vjeçare filloi studimet në Belgjikë.

Ai u diplomua në moshën 11-vjeçare ndërsa këtë verë, në moshën 12-vjeçare përfundoi studimet master në Universitetin e Antwerpen-it.

Ai bashkëpunoi me një grup shkencëtarësh nga Instituti “Max Planck” për kërkimet mbi lazerët që zbulojnë kancerin nga mostrat e gjakut.

Scroll to Top