
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin, që tentuan të futen në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh, disa ditë më parë.
Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve të tyre mbrojtës, të cilët kërkuan masë më të butë sigurie.
Në një deklaratë për mediat, avokati i shtetasit ukrainas, Saimir Visha ngriti një shqetësim se klienti i tij nuk është pyetur në gjuhën e tij amtare, por atë ruse. Sipas avokatit kjo shkelje rrëzon të gjithë procedurën e marrjes në pyetje.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ai shtoi se policia dështoi pasi akuza ishte regjistruar për 5 vepra penale dhe aktualisht kanë mbetur në fuqi vetëm dy.
“Në lidhje me klientin tim që është Ukraina, është mohuar gjuha zyrtare e tij. Nuk mund të pyetet në gjuhën ruse, ndonëse e kupton këtë gjuhë.
Personat nën hetim të tjerë kanë kërkuar të mbrohen nga avokatë të zgjedhur. Por gjykata ua ka caktuar.
Në lidhje me akuzat ju e dëgjuat edhe vetë që nga ana e policisë dështoi. Kanë ngelur vetëm dy vepra penale, goditje për shkak të detyrës dhe sigurimi i të dhënave. Nuk ka fakt penal që të bësh fotografi.
I mbrojturi prej meje është shtetas ukrainas dhe nuk ka pasur lidhje shërbimet ruse”, tha avokati Visha.
burimi lajmifundit.al/