Mori me forcë në makinë një vajzë dhe kreu marrëdhënie pa dëshirën e saj, arrestohet 36-vjeçari (EMRI)

Jil
Jil
2 Min Read

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi rezultonte shtetas i shpallur në kërkim dhe akuzohet për prostitucion dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.  Finalizohet operacioni policor i koduar “Streha”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2

 

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Streha”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Shefqet Musarai”, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Klodian Lila, 36 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.

Në korrik të vitit 2019, ky shtetas ka marrë në automjetin e tij një shtetase, pa dëshirën e saj, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.…jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *