Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Policia italiane ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, policia gjeti thuajse 1 kg kokainë.
Drogën shqiptari e kishte fshehur në bidenë e banjos në banesën e tij në Rimini, Itali.
I riu ishte nën vëzhgim nga policia italiane pasi ishte pikasur të kryente lëvizje të dyshimta.
Brenda një grope poshtë bidesë në banjo gjetën 302.37 g kokainë të ndarë në copa të shumta me peshë të ndryshme, një shufër precize dhe 5685 € në para.
Në sajë të zhvillimit të informacionit të parë të mbledhur, më pas, u identifikua një dhomë magazinimi brenda së cilës, pasi u hap dera me forcë, u gjet 745,49 g kokainë, lëndë prerëse, material për paketimin e dozave dhe një makinë për paketimin me vakum.
Shqiptari u dërgua në burgun lokal në pritje të gjykimit të vlefshmërisë, teksa operacioni policor u zhvillua mëngjesin e 10 gushtit.
burimi lajmifundit.al/