Policia u ben ‘kerdine” shofereve, i kapin mat gjat drejtimit te mjeteve, ja cfare konstatojne

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Tiranë/

Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në këtë kuadër, gjatë një jave, u arrestuan/proceduan në gjendje të lirë 26 drejtues mjetesh, për shkeljen e rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Janë ndëshkuar me masë https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative 955 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

351 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2100 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 110 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 225 masa https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë hequr 5 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *