Policia u gjen drogë, anabolikë dhe armë, arrestohen dy bodybuilders shqiptarë në Itali

Jil
Jil
1 Min Read

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë.

Karabinierët e Komandës Provinciale të Peskarës, nën urdhrat e kolonelit Riccardo Barbera, arrestuan dy bodybuilders të cilët kishin fshehur në shtëpi drogë, anabolikë dhe një pistoletë me municion.

Kontrollet u ushtruan në banesën e një 48-vjeçari me kombësi shqiptare dhe një 52-vjeçair nga Pescara i njohur në qarqet e bodybuilding-ut dhe palestrave.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Aksioni u krye si kundërpërgjigje ndaj një prej ngjarjeve të fundit që prishi qetësinë e verës në Pescara, pikërisht sulmit brutal të 21-vjeçares në palestrën Audacia.

Në banesat e të dyve u gjetën dhe sekuestruan 160 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë, pjesërisht e ndarë në doza dhe materiale të ndryshme për paketim, ampula steroide, anabolikë duke përfshirë “nandrolone decanoate” dhe “testosterone”, një pistoletë automatike e markës “Colt Dallara Castom”, 10 matës dhe 58 fishekë.

Arma dhe municioni i saj u zbulua se ishin një përmbledhje e vjedhjes së kryer në vitin 2019 në Francavilla al Mare. Dy personat e arrestuar në flagrancë u shoqëruan në burgun e San Donatos.…jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *