JiL.al - Jeto i Lumtur

Politika dhe media të mbushura me spiunë, ja pseudonimet që kanë dominuar gjatë 30 viteve në Shqipëri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Përmendja e emrit të ish-presidentit Ilir Meta se ka qenë spiunë i ish-Sigurimit të Shtetit, ka rikthyer edhe njëherë në qendër të debatit historinë e regjimit komunist dhe “krimeve”, përndjekjeve dhe vuajtjeve që iu shkaktua qytetarëve shqiptarë asokohe nga institucionet ligjzbatuese e jovetëm.

Parlamenti dhe politika shqiptare, madje dhe mediat e pozicionuara pranë krahëve politikë shqiptar, prej 30 vjetësh janë kthyer dhe në “gjendje civile” e emrave të dytë të politikanëve, qeveritarëve e zyrtarëve të lartë të shtetit, ne lidhje me ish-të kaluarën e tyre si ish-spiunë të Sigurimit famëkeq të Shtetit të diktaturës komuniste shqiptare. Nga të dy krahët e politikës, gjatë debateve në Parlament janë përmendur lista me pseudonime ish-spiunësh, duke mos lënë jashtë kësaj liste pseudonimesh as krerët e lartë të shtetit e të pushtetit, madje edhe vetë kryeministrin dhe kryetaren e kuvendit aktual.

Faktikisht, edhe pse në këto 30 vite nuk janë hapur dosjet e zeza të ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit, nuk ka asnjë dyshim tashmë, që shumë prej figurave politike e qeverisëse në Shqipëri, por dhe të krejt strukturave të tjera qendrore e lokale të shtetit, janë kontingjente të ish-sigurimit të shtetit në pozicionin e spiunit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në dosjet sekrete të ish-Sigurimit, figurojnë pseudonime politikanësh e qeveritarësh të lartë me nofka të tilla “Profesori”, “Inxhinieri”, “Parafabrikati”, “Sqepi”, “Çiftelia””Cigarja”, “Dizenjatorja”, “Financieri etj, etj. Pseudonimet që përfliten dhe publikohen në çdo seancë parlamentare prej palëve politike kur ndizet lufta personale mes grupeve e individëve, u përkasin personave konkretë që tashmë janë ministra, ish-ministra, ish-kryeministra, deputetë, ambasadorë, drejtorë.

Madje edhe ish-kryeministrit Berisha i përmenden shpesh pseudonimet e tij si ish-spiun ish-Sigurimi “Medicina” e “Penicilina”. Ndërkohë mësohet se nga 120 mijë dosje bashkëpunëtorësh që ka pasur ish-Sigurimi i Shtetit për 45 vjet, kanë mbetur 12 mijë të tilla, ku 6 mijë prej tyre janë të ruajtura në mikrofilma.

Ja disa prej pseudonimeve që lakohen

Ndërkohë, gazeta “SOT” po risjell sot për lexuesin listën e pseudonimeve, prej të cilave disa janë zbardhur:

Medicina; Penicilina; Qukapiku; Inxhinieri; Çiftelia; Çorapja; Qepa; Kodrina; Dizenjatorja; Financieri; Drita; Stilografi; I Vogli; Korani i Myzeqesë; Alfons Ballshi; Raketa; Profesori; Shkrimtari; Dragoi; Cigarja; Livadhi; Snajperi; Proletari; Intelektuali; Sqepi; Doku; Bozhuri; Plepi; Parafabrikati; Kitara; Ushtari; Gjeli; Grepi; Shishja e qumështit; Serbi; Çiklisti; Fryma; Vesa e mëngjesit; Greku; Malësori; Tigri; Vinçi; Sapuni; Diplomati; Poeti; Urithi; Pëllumbi; Stuhia; Iriqi; Komshiu; Komandanti; Vigjilenti; Magazinieri; Nata; Dallga; Kominoshja; Piktori; Xhuxhi; Masoviku; Shkrepësja; Llulla; Fyelli; Arkitekti; Kaçavida; Shkodrani; Kosovari; Agronomi; Zootekniku; Memeci; Doktori; Qershia; Daja; Fryti; Demoni; Bërthama; Bjeshka; Sandalja; Lisi; Fonogrami; Kronometri; Valltarja; Dirigjenti; Pashtriku; Snajperi; Sykuqi; Përparësja; Pela Egër.

.jetoilumtu.al/

 

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top