Politika si teatrokraci, “Rama, talent i pashoq për të marrë vëmendje”

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Veprimin e sotshëm të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili ia mbylli sytë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Berlin, e ka komentuar edhe Blerim Latifi, i cili ka thënë se Rama ka talent të pashoq për të marrë vëmendjen e publikut.

Latifi ka përmendur veprën e Platonit “Ligjet”, ku demokracia përkufizohet edhe si teatrokraci.

Në vepër, sipas Latifit, politika merr formën e një shfaqjeje teatrale, ku aktorë janë politikanët.

“Në veprën e tij “Ligjet”, Platoni e përkufizon demokracinë si teatrokraci, që do të thotë një regjim ku politika shpesh merr formën e një shfaqje teatrale, në të cilën aktorë janë politikanët, që me aktrimin e tyre duan ta bëjnë për vete publikun.

Duket se Edi Rama e zotëron më mirë se gjithë të tjerët këtë dimension të të bërit politikë në demokraci.

Talenti i tij për të marrë vëmendjen duket i pashoq. Ai është një rrëmbyes i pamëshirshëm i vëmendjes së publikut”, ka shkruar Latifi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *