Porositës i vrasjes së babë e bir për hakmarrje, kush është i shumëkërkuari Florenc Çapja

Jil
Jil
2 Min Read

 

Policia njoftoi ditën e sotme se ka shpallur në kërkim Fejzullah Çapjen, babain e të shumëkërkuarit Florenc Çapja, pasi në servisin e tij gjeti një makinë me targa të vjedhura dhe disa sende të tjera, që dyshohet se do përdoreshin për kryerjen e një krimi

Po kush është Florenc Çapja?

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Çapja është i akuzuar nga SPAK si porositës i vrasjes së babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012, në Elbasan.  Ai ndodhet në Dubai duke shijuar lirinë e tij pasi ka përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit?

Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005.

Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator. Pas tij, autorët mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”.

Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.…jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *