Premtimi i Ermalit për partneren do t’ju shkrijë së qeshuri!

Jil
Jil
2 Min Read

Veç zërit të mrekullueshëm, një detaj tjetër që e diferencon Ermal Fejzullahun nga artistët e tjerë është edhe sensi i tij i humorit.

Këngëtari i njohur është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zemër Luana”. Në një moment gjatë lojës, Ermalit i është kërkuar që të bëjë një premtim për partneren e tij, Ariana Fejzullahun. Nëse po prisni ndonjë premtim nga këto që jeni mësuar të dëgjoni shpesh, ky nuk është rasti.

“Unë i premtoj gruas time që nuk do të bëj më fëmiijë,”-është shprehur Ermali, ndërsa të pranishmit kanë shpërthyer në të qeshura.

Kujtojmë që Ariana dhe Ermali aktualisht kanë 4 fëmijë, 3 vajza dhe një djalë. Ana është anëtarja më e re e familjes dhe vajza më e vogël e çiftit.

Mirëpo, ndonëse Ermali u shpreh kështu, partnerja e tij i ka planet e qarta, për të bërë 6 fëmijë. Këtë gjë e ka treguar më herët vetë Ariana në një intervistë tek Rudina, ku u shpreh se ajo dhe Ermali kanë dashur gjithmonë një familje të madhe.

“Me kismet, duam të kemi 6 fëmijë. Do ta shtojmë kombin, për derisa i bëjmë fëmijët e bukur pse jo”,-është shprehur Ariana.

Çifti është shprehur në intervista të mëparshme se nëse do të bëjnë një djalë, emri i tij do të jetë Mali (shkurtesa e emrit Ermal). Ndërkohë Ana ishte shkurtesa e emrit të mamit, Ariana. Iconstylenoa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *