Primaret, përfundon sot afati për Tiranën dhe Elbasanin

Jil
Jil
1 Min Read

Përfundon sot në orën 20:00 afati për depozitimin e kandidaturave për primaret për kandidat për kryetar bashkie në Tiranë dhe Elbasan. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike thotë se pas orës 20.00, degët e Tiranës dhe Elbasanit do të depozitojnë fizikisht pranë këtij komisioni, informacionin për kandidaturat e propozuara në degët përkatëse së bashku me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Lista e kandidatëve që kanë shprehur interes për këto dy bashki do të bëhet zyrtarisht publike të hënën.

Ndërkohë që sa i përket Tiranës, tashmë kanë shpallur kandidimin Belind Këlliçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Adriana Kalaja.

Për degën Durrës, Komisioni ka vendosur që ky proces të shtyhet deri në datë 8 nëntor, ora 20:00.

Tv Klan

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *