Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja që ka ndodhur në Zakynthos, ku një 51-vjeçar shqiptar i ka marrë jetën bashkëshortes së tij 41-vjeçare, duke e goditur disa herë me thikë.
Sipas informacioneve të para nga mediat greke, autori pas një sherri ka rrahur rëndë gruan e tij dhe më pas e ka goditur disa herë me thikë në gjoks dhe qafë, me viktimën që ka ndërruar jetë pak minuta pas mbërritjes në spital.
Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur pasi gruaja kishte bërë padi për dhunë në familje jo një herë, por dy herë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
E para ishte më 18 qershor, ku më pas bashkëshorti i saj u la i lirë me urdhër të prokurorit që të mos i afrohej deri në 100 metra.
Megjithatë, pas një kohe ai u lejua të kthehej në shtëpi. Por, ditën e djeshme viktima ka ngritur një padi të re ndaj tij për të njëjtën arsye dhe pas 30 minutash 51-vjeçari i mori jetën.
Mediat greke raportojnë se fqinjët kanë dëgjuar zëra dhe kanë njoftuar policinë, ndërsa viktima u gjet e zhytur në një pellg gjaku në ballkonin e shtëpisë përdhese, me shumë shenja dhune dhe mavijosje në trup.
Në fakt, një fqinje ka raportuar se e ka parë atë duke e tërhequr për flokësh gruan e tij dhe duke i thënë, “do të të vras”.
Në zonë është gjetur edhe një thikë e shtrembër me gjak.
Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur që jetonin me ta në Tsilivi dhe djalin e rritur që jetonte jashtë Zakynthos.
Gruaja punon në një hotel të zonës dhe autori dyshohet se ka qenë xheloz për të. Policia ka nisur hetimet për gjetjen e vrasësit të dyshuar.….jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/