“Problematikët janë jashtëqitjet e kombit”, Rama zbulon detaje nga biseda me Sunak për emigrantët shqiptarë…

Jil
Jil
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrvëveshjen që konfirmoi kryeministri britanik për emigrantët e paligjshëm në Britani.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në një prononcim për gazetarët, kryeministri tha se kanë arritur një dakordësi dhe se janë të gatshëm të ngrenë një skuadër speciale për të trajtuar këtë çështje.

“Kam pasur një bisedë goxha me kryeministrin e fundit, ka marrë përsipër që jo vetëm të thotë ‘bukur., bukur’, por edhe ta shtyjë përpara.

Kemi rënë në një dakortësi se nuk ka ndonjë marrëveshje, marrëveshjet janë aty, thjesht janë theksuar.

Kryeministri më ka shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur, nënkuptoi fatkeqësisht komuniteti shqiptar është vendosur në një dritë të gabuar, më ka shprehur bashkëpunim në arenën kombëtare.

Më ka shprehur po ashtu edhe dëshirën që të takohemi shpejt dhe pastaj jemi ndalur tek kjo pjesë.

Unë kam përsëritur të njëjtin princip, nuk ka nevojë pse t’i ndani shqiptarët nga të tjerët, elementët problematikë nuk përfaqësojnë komunitetin, as shtetit dhe as kombin e flamurin tonë, janë jashtëqitjet e një kombi. Duhen marrë masa për të.”

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *