JiL.al - Jeto i Lumtur

Probleme në martesën Beckham? Victoria fshin tatuazhin me inicialet e Davidit!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Victoria dhe David Beckham janë padyshim një nga çiftet më të famshëm në botë. Ata janë bashkë që nga viti 1999, por së fundmi fansat e çiftit janë të shqetësuar, dhe shkak për këtë është bërë një tatuazh.

Viktoria ka postuar në Instagram një video duke u grimuar, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është se ajo ka fshirë tatuazhin me inicialet e bashkëshortit. Të menjëhershme kanë qenë aludimet për marrëdhënien e tyre.

Tatuazhi është bërë për dhjetëvjetorin e lidhjes së tyre, ku përveç inicialeve kishte edhe frazën: “Së bashku përgjithmonë, përjetësisht”.

Pak ditë më parë kur mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë, çifti u pa bashkë gjatë funeralit, plus ata u panë së bashku të kapur për dore në një event publik. Edhe pse askush nuk e di me siguri se si po shkon lidhja e tyre, shumë po spekulojnë për faktin se pse Victoria ka vendosur të fshijë tatuazhin.

Kujtojmë që çifti u takua në 1997 dhe u martuan në 1999. Ata janë bekuar me katër fëmijë, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

Scroll to Top