Probleme në veri/ Dalin nga shtrati lumenjtë në të gjithë qarkun e Shkodrës, 15 turistë bllokohen në Theth

Jil
Jil
2 Min Read

15 turistë kanë mbetur të bllokuar në Theth pasi rruga ku po udhëtonin u dëmtua si pasojë e motit të keq me reshje të dendura shiu.

Probleme si pasojë e shiut që ka vazhduar gjatë gjithë natës raportohen në disa zona të qarkut të Shkodrës.

Në Fushën e Muriqanit, Njësia Administrative Ana e Malit, përrenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Nga shtrati ka dalë dhe përroi i quajtur Glinë dhe lumi Gjadër, të cilët kanë dëmtuar rrugët e lagjeve dhe infrastukturën në Qytetin e Vaut të Dejës.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Autoritetet njoftojnë se nuk ka energji elektrike në pothuajse të gjitha njësitë https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrativ dhe bashkia po merr masa për evakuuimin e banoreve në rast se do të ketë përkeqësim të situatës, pasi reshjet po vazhdojnë me intensitet të lartë pa ndërprerje.

Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati. Në Bajze ujërat kane depërtuar në dy banesa, të shtetasve Mark Qosja dhe Asllan Culaj, ku mjetet e MNZSH-së kanë punuar për thithjen e ujit me pompa.

Në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz, raportohet për dëmtim të infrastrukturës rrugore auto rurale, në të gjitha njësitë ka dhe shkëputje të energjisë elektrike./ TCH

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *