Prokuroria mbyll dosjen për vrasjen e Pjerin e Xhuvanit, ja çfarë u vendos

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Më shumë se një vit pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në qytetin e Elbasanit dhe katër personave të tjerë, Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen hetimore.

Ish-efektivi, Arbër Paplekaj, i cili ka pranuar krimin dhe ka dorëzuar armën tip pistoletë në Polici pas ngjarjes së rëndë, akuzohet si autor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe për vrasje në tentativë për Eltjon Bodinakun, dhëndri i viktimës. Gjithashtu, ai akuzohet për plagosjen e efektives së Policisë, Xhensila Sota, e cila ndodhej në vendin ku ndodhi përplasja me armë.

Ndërsa ka një autor për vrasjen e Xhuvanit, i cili është vetëdorëzuar në Polici pas krimit, organet e hetimit në qytetin e Elbasanit nuk kanë arritur dot të zbulojnë plagosjen e dy personave të tjerë, përkatësisht ish-policët Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani, të cilët ishin pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pjesë e kësaj strukture ishte edhe Arbër Paplekaj. Megjithëse u tha se në vendin e ngjarjes kishte pasur përplasje me armë zjarri, zyrtarisht për krimin u akuzua vetëm Paplekaj, ndërsa opozita denoncoi në vijimësi për përfshirjen e bandave në fushatën zgjedhore.

Pas ngjarjes, Policia shpalli në kërkim edhe Kelmend Xhaferrin, i dyshuar si i përfshirë në përplasjen me armë, por Prokuroria nuk ka ngritur akuzë ndaj tij, pasi kamerat e sigurisë nuk e kanë filmuar, duke qëlluar me armë.

Pak javë më parë, Prokuroria e Elbasanit vuri nën akuzë edhe dy zyrtarë të lartë policie dhe gjashtë efektivë, pasi ndodheshin shumë pranë vendit të ngjarjes, por nuk ndërhynë për të parandaluar përplasjen me armë zjarri.

Madje, efektivët e Policisë përfshirë edhe dy drejtorët e vënë nën “Arrest shtëpie”, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, shoqëruan 4 persona të parëndësishëm, të cilët nuk e njihnin zonën dhe nuk dinin nga të largoheshin.

Prokuroria e Elbasanit njoftoi javë më parë se në përfundim të hetimeve, ka rezultuar se Nushi dhe Palla, dy ish-zëvendësdrejtorë të Policisë së Elbasanit kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, si dhe kanë kryer “Shpërdorim detyre”.

Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se drejtuesit e lartë policor nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar Mehmet Grecën, çka mund të ndalonte përshkallëzimin e situatës.

“Në rastin objekt hetimi, moskryerja e këtyre veprimeve, shoqërimi i shtetasit Mehmet Greca në mënyrë të menjëhershme, kanë lejuar shtetasit që njiheshin me Mehmet Grecën të marrin territor dhe të dominojnë atë në prani të forcave të Policisë së Shtetit”, thonë prokurorët, të cilët fajësojnë efektivët e Policisë për përshkallëzimin e ngjarjes.

Armët që u zhdukën pas përplasjes së përgjakshme

Përveç armës së Arbër Paplekajt e llojit “Glock”, nga e cila është qëlluar 7 herë, në vendin e ngjarjes u gjetën edhe gëzhoja të tjera, të shkrepura pas përplasjes me armë. Deri më tani, Prokuroria e Elbasanit nuk ka arritur të zbardhë se nga cilat armë u qëlluan ato.

Të paktën 13 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, por personat që qëlluan arritën të largoheshin nën sytë e efektivëve të Policisë, duke marrë edhe armët me vete dhe duke i zhdukur ato. Në dosje nuk përcakton se kush qëlloi i pari, por përcakton se në përplasje u përdorën së paku tri pistoleta, dy prej të cilave ishin përballë me Arbër Paplekajn.

3 PLUMBA- dy në kokë dhe një në bark, u qëlluan në drejtim të Pjerin Xhuvanit, me profesion mjek dhe i angazhuar në fushatën për Partinë Socialiste.

Debati midis mbështetësve të dy partive shpërtheu për blerjen e votës, pasi socialistët sipas akuzave, kishin sekuestruar kartat e qytetarëve.…jetoilumtu.al/

Scroll to Top