Këngëtari Luiz Ejlli është zgjuar këtë të martë me një dëshirë për t’u puthur nga Kiara Tito, si dhe i ka kërkuar moderatores që ta provojë një natë, vetëm të flenë bashkë në një shtrat.
Kjo kërkesë është refuzuar nga Kiara duke thënë se ajo nuk është e bindur për atë që ndien për Luizin. Teksa ai i ka kërkuar ta puthe në faqe, Kiara i ka dhënë thjesht një përqafim.
“Do me më rikthy buzëqeshjen, me qen i lumtur gjithmonë? Ore gjithmonë, vetëm po u zgjova me Kiarën.
Thashë po u zgjova jo me e ngrënë. Nuk është send nuk thashë dua një arush me fjet me të. Pse kur thuhet du me fjet merret kështu pa nënkuptim?”, tha Luizi në sy të Kiarës dhe Ronaldos.
Luizi: Unë e di cfarë shoh si të shoh e cfarë ndiej kur jam me ty.
Kiara: Po nuk është bindëse
Luizi: Provoje dhe s’ke për t’u zhgënjyer
Kiara: Pse ta provoj kur s’jam e bindur as unë? Ça të provoj?
Luizi: Provoje vetëm një herë që të çohesh me mu, kaq!
Kiara: Ncuq.
Luizi: O Kiara po mirë meqë me fjet nuk fjete meqë me u çu nuk çohesh, të paktën një puthje në faqe.
Të dukem si fans unë ty si njeri që lëshon drona? Ore më puth në faqe. Kaq të vështirë e ke me më puth në faqe me më thënë mirëmëngjesi?
Ajo i është përgjigjur me shenja kësaj kërkese me një puthe në ajër nga larg dhe një shenjë zemre me dy duar.
Luizi: Zgjidh faqen me më puth ti se unë nuk të puth as nuk bëj lojëra shpejtësie.
Kiara: Një përqafim do ta jap.