Pas 6 muajsh i zhdukur, nuk dihet ende asgjë në lidhje me të shumëkërkuarin e drejtësisë, Ervis Martinaj, teksa SPAK vendosi sot nën sekuestro pasuritë e tij.
I ftuar në emisionin “Zona Zero”, gazetari Eni Ferhati dha detaje të reja në lidhje me këto pasuri të sekuestruara, të cilat kapin vlerën e 10 mijë eurove.
Sipas gazetarit, këto pasuri nuk janë vetëm të Vis Martinajt, por edhe të familjarëve të tij. Mes pronave të sekuestruara, bie në sy një vilë në Surel, e po ashtu e një kompanie ndërtimi.
“Sekuestrimi vjen tani sepse prokuroria nisi një verifikim për shkak të hetimeve në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”.
Nuk mendohej se kishte kaq pasuri, vlera llogaritet deri në 10 mijë euro jo vetëm e Martinajt, por edhe rrethit të tij shoqëror. Jemi vetëm në fazën fillestare. Nuk e dinë se janë të vetmet prona që ka disponuar i shumëkërkuari Vis Martinaj.
SPAK duket se është kthyer në aktor aktiv në këtë çështje për shkak edhe të impaktit të saj, përfshirjes në të dhe të figurave politike. Kemi dhe deklaratat e Dumanit.
Bie sy fakti se të afërm të Martinajt. Nëna dhe i ati kanë disponuar disa shoqëri me aktivitet ë ndryshme, mes pasurive një kompani ndërtimi.
Edhe një vil në zonën e Surrelit, e cila zotërohej në mënyrë të tërthortë nga Martinaj edhe pse ishte regjistruar në emër të biznesit.
Ai ka treguar se ai i kishte ofruar që ta blinte meqë kjo zonë ishte në zhvillim dhe çmimi do të rritej. Ai pastaj ja ka lënë me qira nënës së Martinajt me një çmim tepër të ulët për tregun.