Publikohet FOTO, ja kush është efektivi i policisë që u kap me drogë në makinë

Jil
Jil
1 Min Read

Ky që shihni në foto është Renato Feri, ish-efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë, i arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar për posedim droge.

Feri ishte duke qarkulluar me një makinë me xhama të zinj, kur kolegët i bënë thirrje të ndalojë, pranë “Pallatit me Shigjeta”.

Por në vend që të ndalonte, ai vendosi të shtojë shpejtësinë duke u larguar nga postblloku, madje duke vënë në rrezik edhe jetën e punonjësve të policisë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Megjithatë pak çaste më pas, Feri u ndalua nga “Shqiponjat” në rrugën pranë Teg-ut. Aty ai zbriti nga makina dhe nisi të ofendojë dhe shajë me fjalë banale efektivët.

Publikohet FOTO, ja kush është efektivi i policisë që u kap

Por aventura e tij nuk zgjati shumë, pasi kolegët i hodhën prangat dhe e transportuan në Komisariat.

Ai se është djali i Arian Ferit, drejtor i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *