JiL.al - Jeto i Lumtur

“Punoja edhe kamerier, edhe si banakier”, Luizi rrëfen vështirësitë: Natën këndoja, ditën pastroja gota

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në personazhin më të komentuar dhe më të preferuar të momentit. Komentet e tij me humor brenda shtëpisë së Brother VIP Albania kanë tërhequr në masë të madhe simpatinë e publikut.

Përpara se të bëhej pjesë e shtëpisë së famshme, ai është vlerësuar për një karrierë të suksesshme muzikore dhe ndër vite ka arritur të fitoi çmime të shumta në festivalet në Shqipëri si “Ethet e së Premtes”, “Kënga Magjike” apo përfaqësimi i Shqipërisë në “Eurovision 2006” .

Por fillimet e tij nuk kanë qenë të lehta, siç ua rrëfeu edhe vetë banorëve mbrëmjen e djeshme.

“Punoja edhe kamerier, edhe si banakier, se ia mora dorën, u mbushte plot se ishim afër shkollave. Pronarët më dëgjojnë duke kënduar, ata kishin qëndruar duke më shikuar si juri, ndërsa unë pastroja gotat. Kur i pashë fillova t’i pastroja gotat më mirë, por kisha harruar që ndërkohë po këndoja.

Isha 16 vjeç dhe më thonë ti po këndon bukur. Iu thashë të gjithë këndojnë, dhe më përmendin dy persona, muzikantë dhe më thonë ‘a të bëjmë muzikë live në darkë’, thashë po dhe fillojmë me miq ta bëjmë me tavolina familjare dhe filluam të këndojmë këngë të vjetra shkodrane dhe korçare, ishte i vetmi lokal që bënte muzikë ‘live’ dhe mbushej plot, këndoja në darkë, pastroja gota paradite”, tregoi Luizi.

Scroll to Top