JiL.al - Jeto i Lumtur

Punonjësi i IT-së në ministri i çon “live” SMS gazetarit: Sistemi MEMEX është thyer, nuk dimë çfarë është prekur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një punonjës IT në Ministrinë e Brendshme i ka dërguar një mesah “live” në emision gazetarit Muhamed Veliu, ku po diskutohet për sigurinë kombëtare.

“Sistemi MEMEX është thy er dhe ende nuk dimë se çfarë është prekur realisht”, është ky meszhi që ka mbërritur në telefonin e gazetarit.

Veliu tregon në emisionin “Top Story” se punonjësi i IT-së thotë përmes mesazhit se ende nuk e dinë si është kapur sistemi TIMS nga hakerat.

“Është një nga 80 punonjësit e IT-së në këtë ministri, që më tej më thotë se ende nuk e dinë si është kapur sistemi TIMS”, tregon Veliu.

Hakerat e “Home Land Justice” publikuan ditën e sotme një listë me afro 105 mijë emra personash të dyshuar nga Policia për vepra të ndryshme penale.

Formati i publikimit të këtyre emrave nuk i përket asnjë sistemi në Polici por të dhënat dyshohet se janë marrë nga sistemi MEMEX në Policinë e Shtetit pas sulmit kibernetik të 9 shtatorit.

Në listat e publikuara janë vetëm foto të personave me gjeneralitete të plota por jo arsyeja se përse ata cilësohen si të dyshuar nga ana e Policisë.

Scroll to Top