AKSHI ka reaguar ditën e sotme lidhur me skandalin e punonjëses së tyre, Erisa Fero që u kap me 58 kilogramë kanabis në makinën e saj.
Në një njoftim AKSHI shkruan se ka nisur procedurën për shkarkimin nga puna të të Erisa Feros, e cila u kap me 58 kilogramë kanabis në makinë.
28-vjeçarja ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Reagimi i AKSHI:
Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se:
bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.
Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit.