Qëlloi Berishën, zbardhet veprimi më i fundit i avokatëve, çfarë pritet të ndodhë sot me Gert Shehun

Jil
Jil
1 Min Read

Gjykata e Apeli pritet që të marrë në shqyrtim ditën e sotme ankimimin nga avokatët e Gerti Shehut, i riu i cili  goditi me grusht kreun e PD Sali Berisha, gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ditën e djeshme sipas mediave, avokatët e Shehut konfirmuan se kërkojnë dy masa më të lehta sigurie sesa ajo e arrestit me burg. Ata i kanë kërkuar gjykatës së Apelit shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik pasi sipas tyre vuan nga çrregullime mendore, dhe lënien në arrest shtëpie.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se avokatët, të pyetur nëse kanë dokumente shtesë që vërtetojnë pretendimet e tyre për gjendjen shëndetësore të 32-vjecarit, janë shprehur se po i mbledhin.

Sa i përket gjendjes mendore të personit të dyshuar, që në krye të herës doli një dokument mjekësorë sipas të cilit vërtetohej se mund të kishte probleme mendore, por duke mos qenë konform ligjit, prokuroria ka kërkuar një tjetër ekspertizë.

Shehu pritet të dalë sot në orën 12:00 para trupës gjykuese.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *