Qeni “dënon” shqiptarin në Itali, kapet me 100kg marijuanë

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia italiane ka sekuestruar 100 kg drogë, përfshi hashash, marijuanë dhe kokainë.

Guardia di Finanza e Pizës vuri në pranga një shtetas shqiptar, me banim në Santa Croce sull’Arno, të cilit iu gjetën 77 kilogramë hashash, 25 kilogramë marihuanë dhe 7 gramë kokainë.

Ndërsa kontrollonte një park të vogël publik në Santa Croce sull’Arno, qeni i drogës ‘Delphy’ tregoi një interes të madh për derën e një garazhi, pjesë e kompleksit të një godine aty pranë.

Pasi u identifikua pronari i garazhit, që rezultoi me precedentë penale për çështje droge, u bë e mundur hapja e derës, ndërsa në këto ambiente u zbulua lënda narkotike.

Ka dyshime se shqiptari furnizonte zonën e Pizës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *