“Qesh, por është për të qarë”, Alibeaj: Porti i Durrësit pa garë, po trajtohet si mall pa zot! 1.9 mld nga…

Jil
Jil
3 Min Read

Në komisionin e Ligjeve, Enkelejd Alibeaj tha se projekti për Portin e Durrësit nuk ka aspak transparencë. AI gjithashtu tha se nga momenti që vijnë ligje të posaçme e personale dihet fare mire se brenda ka diçka.

“Për të shpërndarë përgjegjësinë me idenë që është duke u gatuar një aferë korruptive kundër interesit të pasurisë publike.

Dhe e çon në parlament e voton me ligj. dhe nesër kur letrat të hapen e konsiderojnë veten të mbrojtur, pra e ka miratuar Kuvendi.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Transparenca do të ishte reklama më e mirë. Por fakti që është zhvilluar në errësirë pranohet nga qeveria që nuk ka. Përse kërkohet i Emarit? për të ndërtuar pallate këtu ndërtojnë kushdo, por është emri i mirë që ka krijuar diku, gjithçka e fshehtë , në errësirë. Pa garë, u pranua që ky është një projekt pa garë…

Mund të qeshësh, por është për të qarë . Është pa garë dhe kjo sjell një problem të madh. Këtu u pranua se kanë shkuar dhe kanë gjetur këtë investitor që nuk më rezulton të jetë ai siç thuhet me të madhe Emar…por siç e kërkon Kushtetuta, gara është elementi për të optimizuar mbrojtjen e pasurisë publike.

Ajo që po ndodh është që porti i Durrësit po trajtohet si madh pa zot dhe po falet. Këtu u pranuar se investimi mund të jetë shumë më tepër në të ardhmen”, ka thënë ai, duke shtuar: “1.9 mld do të vijnë nga burime të paqarta e shkruan në kontratë dhe e pranuar madje.

Por si ka mundësi të ndodhë kjo gjë. Ne thërrasim Emarin nëse do të ishte Emari, garancinë e emrit dhe garancinë e investimit. I është dhënë një kompanie nga ishujt Kajman që nuk e dinë kush se kush e ka offshor. E pyetëm disa herë dhe askush nuk dha përgjigje.

Pra ky ligj i miratuar me shpejtësi nuk është asgjë më shumë se industri ndërtimi që pretendohet të mobilizojë një shumë të madhe parash. Burimi është i paqartë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *