Rama apo Berisha/ Arta Dade flet me emra dhe e thotë troç: Ja kush e fiton përballjen

Jil
Jil
2 Min Read

Kanë mbetur vetëm disa muaj nga zgjedhjet e ardhshme dhe Arta Dade ka dhene emrin e saj në përballjen me te madhe politike të mometit.

Dade u shpreh së fundmi në “A2 CNN” se kryeministri Edi Rama fiton sërish në përballje me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Opozita ende nuk po i thërret mendjes. Nëse vazhdojnë të jenë kaq të përçarë dhe të vazhdojnë të merren me veten e tyre sigurisht që janë të disavantazhuar edhe në këtë betejë elektorale.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Duke pasur në krye një njeri që ka edhe problemet e veta personale, unë nuk besoj që do të ketë mundësi PD-ja që të grumbullojë votat në masën 50%. Mbase kanë kaluar tek elektorati gri tani.

Nuk mund të shkojnë pas një lideri që edhe institucionalisht nuk është kryetari i tyre, pasi edhe vendimi i gjykatës është shtyrë. Ata që i shkojnë nga pas Berishës nuk e kanë mundësinë të hartojnë listat për këshillat.

Në këtë 4-vjeçar, këshillat kanë qenë vetëm të PS-së, sepse ishte një nga gabimet më të mëdha në histori dorëzimi i mandateve. Edhe unë që kam folur për ato defekte që janë të dukshme, më mirë se opozita nuk mund ta bëjë punën askush.

Sa më shumë të jetë Berisha aty, njerëzit do të bëjnë krahasimin e Ramën dhe patjetër do të zgjedhin këtë të fundit.

Unë nuk parashoh që ata mund të kenë mundësi. Mund të marrin sa gishtat e dorës bashki”, tha Arta Dade.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *