JiL.al - Jeto i Lumtur

“Rama duket se këtë herë nuk po luan blofin”, mediat greke në alarm për legalizimin e hashashit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Mediat greke kanë ngritur alarmin lidhur me projektligjin për miratimin e përdorimit të hashashit për përdorim mjekësor dhe industrial.
Ndër të tjera, në një shkrim botuar në “News247.gr”, thuhet se kryeministri Edi Rama duket se këtë herë “nuk po luan blofin”.

Sipas saj, institucionet greke po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë e gjithë kjo dhe sesa do të ndikojë Greqinë, duke vënë në pah kalimin e lëndëve narkotike përmes kufijve tanë.

“Duke pasur parasysh treguesit e korrupsionit në Shqipërinë fqinje, por edhe përvojën e hidhur të fundit të Maqedonisë së Veriut për legalizimin e kanabisit medicinal, të gjithë janë dakord se e nesërmja në kufi nuk do të jetë e njëjta”, thuhet në shkrim.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

“Javën e kaluar, kryeministri shqiptar Edi Rama vuri në praktikë atë që ishte diskutuar muajt e fundit në Tiranë, por më shumë dukej si një farsë sesa një debat politik. Ai vuri në konsultim publik një projektligj për legalizimin e prodhimit të kanabisit për përdorim mjekësor dhe industrial. Ai u hartua nga Ministria Shqiptare e Shëndetësisë dhe do të dalë në Kuvend për votim në javët në vijim.

Rama këtë herë duket se nuk po bën bllof. Deputetët e opozitës e cilësuan vendimin si “çmenduri”. Sipas raportit të këtij viti të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin, Shqipëria, me një popullsi prej 2.8 milionë banorësh, është vendi i shtatë në botë për sa i përket prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të kanabisit, pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistani dhe Libani”, shkruan ndër të tjera, media greke “News247.gr”.

Pjesë nga shkrimi:

Në të njëjtën kohë, institucionet greke po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë e gjithë kjo. Pjesa më e madhe e prodhimit shqiptar, pra shumë tonë në vit, eksportohet në Itali dhe Greqi. Në katër vitet e fundit në kufirin greko-shqiptar janë sekuestruar mbi 13 ton kanabis të papërpunuar. Rrugët nga Kastoria dhe Janina konsid erohen si kalimet më të rëndësishme për trafikun e “barit” në Europë, që përkthehet në miliona euro fitime në të dyja anët e kufirit.

Scroll to Top