JiL.al - Jeto i Lumtur

Rama: Mos paguani 30 mijë paund kriminelët për në Britani, por investoni në Shqipëri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Edi Rama u shpreh, teksa foli për emigrantët që shkojnë në Britaninë e Madhe, se me 30 mijë paund në Shqipëri mund të investosh në agroturizëm dhe mund të fitosh më shumë se në Angli.

“Mos e ndërmerrni atë rrugë sepse do të jetë gjithmonë e më e vështirë, do të jetë gjithmonë e më e kushtueshme. U duhet të paguajnë shuma marramendëse trafikantëve.

Nga ana tjetër, dëshiroj t’iu them se Shqipëria nuk ka sesi t’iu ofrojë as kushtet e Gjermanisë dhe as kushtet e Britanisë, por ofron mundësi për ata përmes punës duan sukses.

Të harxhosh 30 mijë paund për të paguar trafikantë, ndërkohë që me 20-30 mijë paund dhe me një mbështetje të qeverisë ti mund të ndërtosh një agroturizëm te shtëpia e gjyshit tënd, në Kukës, në Has dhe aty mund të bësh më shumë para se edhe në Britaninë e Madhe.

Atje mund të përfundosh në ferr. Nuk kemi një parajsë për t’ia ofruar askujt, por kemi vullnetin që Shqipërinë ta bëjmë më të mirë”, tha Rama.

Scroll to Top