JiL.al - Jeto i Lumtur

Rama nuk rriti dritat, opozita në një zë: Vetëm presioni funksionon me këtë njeri…!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Tërheqja nga vendimi për rritjen  e energjisë elektrike u mor për shkak të afrimit të zgjedhjeve vendore dhe qëndrimit të prerë të opozitës.

Ky është mendimi i përbashkët që ndan kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Berisha: Para jush i kam dhënë një ultimatum në mënyrë të përsëritur: Po rrite çmimin e energjisë do të presësh atë që meriton! Vetëm presioni funksionon me këtë njeri.

Meta: Është edhe një frikë përpara zgjedhjeve për të mos përballuar dot këtë akt kaq arbitrar.

Të njëjtin qëndrim kanë edhe sa i takon nismës për të aministuar paratë e emigrantëve deri në 2 milion euro.

Për Metën kjo amnisti fut paranë e krimit në vend, ndërsa Berisha u ka bërë thirrje deputetëve të mos e votojnë në Kuvend.

https://lajmifundit.al/politike/rama-nuk-rriti-dritat-opozita-ne-nje-ze-vetem-presioni-funksionon-me-ke-i1205960

Scroll to Top